Përshkrimi

Me më shumë se 10 vite eksperiencë në industrinë e ngrohjes, ftohjes dhe ajrit të kondicionuar, GSM Klimaire po kërkon të vazhdojë rrugëtimin e saj sigurisht me qëllimin kryesor për të ofruar shërbimet me standardet më të larta në treg. Duke qenë distributor zyrtar i kompanise AHI Carrier S.E. Europe Air-Conditioning S.A. për brendin TOSHIBA, ndihemi të privilegjuar dhe me shumë përgjegjësi për ti ofruar klientit shërbimet më cilësore në fushën e impianteve të kondicionimit HVAC. Si partner i AHI Carrier, GSM Klimaire është duke investuar në burime njerëzore si aseti më i vyer i kompanisë si dhe duke bërë investime të qendrueshme dhe afatgjata në ndërtimin e një kompanie me vlera të larta etike dhe profesionalizmi.

Vizioni

Strategjia kryesore e kompanisë tonë është të ofrojmë zgjidhje me paketa të plota për klientët tanë, duke u bazuar në kapacitetin, ekspertizën teknike, inovacionin dhe inxhinierinë, cilësinë e produktit dhe shërbimit si dhe praktikat më të mira të biznesit. Duke qenë aktiv në treg, ne kemi ekzekutuar projekte të shumta për klientë lokale dhe ndërkombëtare me kërkesa të larta në lidhje me shërbimin, cilësinë dhe vëllimin e punimeve..

Qëllimi

Qëllimi jonë si kompani është zbatimi i parimeve në cdo aspekt të aktiviteteve tona:
Vendosim marrëdhënie afatgjata me të gjithë klientët tanë duke u ofruar atyre                                      siguri dhe besim të padiskutueshëm.
Ofrojmë produktet  dhe shërbimet më të mira dhe me cilësi te pakonkurrueshme në treg.
Jemi lider në treg duke promovuar kërkimin,zhvillimin dhe nxitjen e inovacionit teknologjik.
Zotërojmë standarde të larta etike në të gjitha aktivitet brenda dhe jashtë kompanisë.
Respektojmë natyrën dhe përpiqemi të mbrojmë dhe përmirësojmë mjedisin ku jetojmë.
Sigurojmë të ardhura  për të ndërtuar një bazë të fortë për rritje të vazhdueshme